Recepsionist/e

Tirana

BOLV Group, është themeluar në vitin 1992 dhe është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne Shqiperi. Aktivitetet e BOLV Group përfshijnë ndertimin, zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë te karburanteve, hoteleri, prodhim te produkteve inovative në industrinë e ndërtimit dhe shërbime të specializuara në fushën e nxjerrjes së naftës dhe të gazit. BOLV Group po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve ne qytetet ku operon përmes zhvillimit ekonomik, punësimit dhe investimeve sociale.

BOLV Group ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, mundësi të barabarta punësimi, paketë kompensimi tërheqëse dhe mundësinë për të zhvilluar talentin tuaj. 

Nëse doni të punoni në nje ambient pune që ofron mundesi për rritje profesionale dhe kushte pune në standarte të larta, atëherë BOLV Group është vendi i duhur për ju. 

Ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë të Rezidencës FOLÉ dhe po kerkojmë Recepsionist/e  per tunin e trete.  

  Përshkrimi i Punës: 

  • Mirepret rezidentet dhe vizitoret dhe  sherben si pike kontakti per trajtimin e kerkesave te tyre.
  • Leshon/Rinovon kartat e apartamenteve rezidenteve dhe ndihmon me aksesin ne rast se kartat jane harruar ose humbur.
  • Ndihmon ne regjistrimin e rezidenteve ne platformen e check-in-it.
  • Kryen pagesa per sherbimet e lavanderise, pastrimit te apartamenteve, riprintim te kartave te apartamenteve, abonime javore/mujore per parkimin, pagesa cash apo POS per akomodimet ne aparthotel.
  • Regjistron targat e automjeteve per klientet qe kane perfshire parkimin ne çmim.
  • Trajton ankesat mbi zhurmat dhe problemet teknike, duke dokumentuar dhe raportuar ato ne kohe reale tek administrata e Rezidences.
  • Asiston ne zbatimin e rregullores se sigurimit teknik dhe masave antizjarr. 
  • Regjistron rezervimet ne sistemin PMS dhe administron dokumentacionin klienteve.    
  • Siguron qe zona e recepsionit te jete e organizuar, e paster dhe e rregullt.
  • Kontakton dhe bashkepunon me koleget e zyrave administrative te Grupit Bolv per çdo kerkese per takime .
  • Menaxhon çdo poste qe arrin/dergohet ne emer te administrates dhe siguron qe informacioni te shperndahet siç duhet dhe çdo pergjigje te dergohet ne kohe.
  • Çdo detyre tjeter qe i caktohet.

 

 Kualifikimet dhe kërkesat:

    • Të ketë kryer shkollën e mesme.
    • Experiencë te meparshme në recepsion, shërbim klienti ose shitje perben avantazh. 
    • Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
  • Korrektësi, energji dhe profesionalizëm.
  • Njohuri bazë kompjuterike

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe dokumentet mbështetëse në format PDF në adresën: human.resources@bolv.al duke specifikuar në subjektin e emailit “Recepsion“, ose ne website: www.BolvGroup.com

Aplikimet do të pranohen deri në datën: 15 Prill 2026  

 

Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.  

Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.

 *Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur të dhënat personale të përfshira në aplikimin tuaj për qëllime rekrutimi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.