Kostoiste në ndërtim

Tirana

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE

 

BOLV Group, është themeluar në vitin 1992 dhe është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne Shqiperi. Aktivitetet e BOLV Group përfshijnë ndertimin, zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë te karburanteve, hoteleri dhe prodhim te produkteve inovative PlastBau për industrinë e ndërtimit. 

 

Nëse doni të punoni në nje ambient pune që ofron mundesi për rritje profesionale dhe kushte pune në standarte të larta, atëherë BOLV Group është vendi i duhur për ju. BOLV Group ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, mundësi të barabarta punësimi, paketë kompensimi tërheqëse dhe mundësinë për të zhvilluar talentin tuaj. 

 

Ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë dhe po kerkojmë një Kostoiste në ndërtim 

 

Kostoistja është përgjegjëse për përgatitjen, analizimin dhe monitorimin e kostove të projekteve të ndërtimit, duke siguruar kontrollin e buxhetit, saktësinë e preventivave dhe situacioneve, analizën e ofertave të furnitorëve dhe nënkontraktorëve, si dhe raportimin periodik të performancës së kostove. Ajo do te bashkëpunoje ngushtë me zyren teknike, prokurimin, financën dhe menaxhimin e projekteve për të identifikuar devijimet, optimizuar kostot dhe siguruar respektimin e buxhetit të projektit.

 

Detyrat kryesore:

 

  1. Përllogaritja e kostove të projektit
  • Përgatitja e preventivave dhe analizave të kostove. 
  • Përllogaritja e kostos së materialeve, fuqisë punëtore, makinerive dhe shërbimeve. 
  • Analiza e çmimeve njësi dhe kostove direkte/indirekte. 
  • Përgatitja e strukturës së kostos sipas zërave të punimeve. 
  1. Analiza e dokumentacionit teknik
  • Shqyrtimi i projekteve teknike, specifikimeve dhe BOQ-ve (Bill of Quantities). 
  • Verifikimi i sasive të punimeve dhe materialeve. 
  • Identifikimi i mospërputhjeve ose mungesave në dokumentacion. 
  • Bashkëpunimi me inxhinierët për sqarimin e kërkesave teknike. 
  1. Preventivi dhe tenderimi
  • Përgatitja e ofertave ekonomike për tendera dhe kontrata me pale te treta. 
  • Analizimi dhe krahasimi i ofertave nga furnitorët dhe nënkontraktorët. 
  • Përgatitja e tabelave krahasuese për çmimet. 
  • Analiza e kostove për të përcaktuar çmimin e ofertës. 
  • Mbështetja në negocimin e çmimeve me furnitorët dhe nënkontraktorët. 
  1. Kontrolli i kostove gjatë zbatimit
  • Monitorimi i kostos faktike kundrejt buxhetit të miratuar. 
  • Përgatitja e raporteve periodike të kostove. 
  • Identifikimi i devijimeve nga buxheti dhe analizimi i shkaqeve. 
  • Monitorimi i konsumit të materialeve dhe burimeve. 

 

  1. Matjet dhe situacionet
  • Kontrolli i matjeve të punimeve të realizuara. 
  • Verifikimi i situacioneve mujore të punimeve. 
  • Kontrolli i faturave të furnitorëve dhe nënkontraktorëve në raport me punët e kryera. 
  • Përgatitja dhe kontrolli i dokumentacionit për pagesa. 
  1. Menaxhimi i ndryshimeve
  • Evidentimi dhe vlerësimi financiar i punimeve shtesë ose reduktimeve. 
  • Analiza e ndikimit të ndryshimeve në buxhetin dhe afatet e projektit. 
  • Përditësimi i preventivit dhe forecast-it sipas ndryshimeve të miratuara. 

 

  1. Raportimi financiar i projektit
  • Raportimi i kostos së realizuar, kostos së angazhuar dhe kostos së parashikuar. 
  • Përgatitja e analizave Budget vs. Kosto aktuale për menaxhmentin e kompanisë. 

 

Kompetencat kryesore

  • Te kete diplome universitare ne Inxhinieri Ndertimi
  • Te kete te pakten 10 vite pune. Eksperienca si kostoiste perben avantazh 
  • Njohuri të forta në Excel dhe analiza të të dhënave. 
  • Njohuri të preventivave dhe te Tables se Masave 
  • Aftësi në analizën e çmimeve dhe kostove. 
  • Njohuri të proceseve të prokurimit dhe tenderimit. 
  • Njohuri të materialeve dhe proceseve të ndërtimit. 
  • Vëmendje shumë e lartë ndaj detajeve. 
  • Njohuri të programeve si AutoCAD, MS Project, perben avantazh 

 

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe dokumentet mbështetëse në format PDF në adresën: 

human.resources@bolv.al duke specifikuar në subjektin e emailit “Kostoiste“, 

ose ne website: www.BolvGroup.com

 

Aplikimet do të pranohen deri në datën: 15 Tetor 2026  

 

Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.  

Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.

 

 *Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur të dhënat personale të përfshira në aplikimin tuaj për qëllime rekrutimi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.