Arkitekt/e per Kashari Center ne Tirane
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE
BOLV GROUP është krenar për 35 vite arritje të qëndrueshme, duke u konsoliduar si një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Shqipëri.Aktivitetet e BOLV Group përfshijnë ndertimin, zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë te karburanteve, hoteleri dhe prodhim te produkteve inovative PlastBau për industrinë e ndërtimit.
Nëse doni të punoni në nje ambient pune që ofron mundesi për rritje profesionale dhe kushte pune në standarte të larta, atëherë BOLV Group është vendi i duhur për ju.
Ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë dhe po kerkojmë Arkitekt/e per Kashari Center ne Tirane.
Detyrat Kryesore:
- Prezanton projektin arkitektonik tek klientët dhe investitorët.
- Shpjegon organizimin funksional të njesive te banimit, planimetritë dhe konceptin arkitektonik të projektit.
- Mbështet ekipin e shitjeve me informacion teknik dhe profesional mbi njësitë e banimit.
- Këshillon klientët në përzgjedhjen e apartamenteve sipas nevojave dhe preferencave të tyre.
- Përgatit materiale prezantuese arkitektonike, planimetri, rendera dhe vizualizime 3D.
- Informon klientet mbi materialet e përdorura, cilësinë e ndërtimit dhe standardet teknike të projektit.
- Bashkëpunon me departamentin e marketingut për prezantimin estetik dhe funksional të projektit.
- Koordinon kërkesat për ndryshime në planimetri ose interier sipas mundësive teknike të projektit.
- Sigurohet që informacioni teknik i prezantuar klientëve të jetë i saktë dhe në përputhje me projektin e miratuar.
- Ndihmon në organizimin e vizitave në kantier dhe prezantimin e njësive model.
- Bashkëpunon me inxhinierët dhe zbatuesit për realizimin e kërkesave të klientëve.
- Ndjek trendet e tregut imobiliar dhe sugjeron përmirësime ne strategjine e shitjeve.
- Asiston në përgatitjen e dokumentacionit teknik për kontratat e shitjes.
- Kontribuon në rritjen e vlerës së projektit përmes prezantimit profesional dhe estetik të njësive të banimit.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Diplome Bachelor dega Arkitekture.
- Te kete minimum 2 vite ekperience ne kete profil pune.
- Te ketë njohuri te avancuara kompjuterikë për programe te ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si: Microsoft Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi.
- Aftësi shume të mira organizative dhe pune ne grup.
- Aftesi shume te mira komunikimi
- Zotërimi i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe dokumentet mbështetëse në format PDF në adresën: human.resources@bolv.al duke specifikuar në subjektin e emailit “Arkitekt“, ose ne website: www.BolvGroup.com
Aplikimet do të pranohen deri në datën: 30 Shtator 2026
Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.
*Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur të dhënat personale të përfshira në aplikimin tuaj për qëllime rekrutimi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.