Kompleksi i Sherbimit ne Maminas / Banakier
BOLV Group, është themeluar në vitin 1992 dhe është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne Shqiperi. Aktivitetet e BOLV Group përfshijnë ndertimin, zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë te karburanteve, hoteleri, prodhim te produkteve inovative në industrinë e ndërtimit dhe shërbime të specializuara në fushën e nxjerrjes së naftës dhe të gazit. BOLV Group po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve ne qytetet ku operon përmes zhvillimit ekonomik, punësimit dhe investimeve sociale.
BOLV Group ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, mundësi të barabarta punësimi, paketë kompensimi tërheqëse dhe mundësinë për të zhvilluar talentin tuaj.
Nëse doni të punoni në nje ambient pune që ofron mundesi për rritje profesionale dhe kushte pune në standarte të larta, atëherë BOLV Group është vendi i duhur për ju.
Ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë ne Kompleksin e Sherbimit ne Maminas dhe po kerkojmë Banakier.
Përshkrimi i Punës:
- Kontrollojne, pastrojne dhe pergatisin vendin e punes;
- Kontrollojne mjetet e punes (ekspres, tostier etj)
- Bejne inventarizimin e mallit ne banak;
- Kryejne kontrolle per cilesine e produkteve brenda banakut, skadencen e tyre;
- Hartojne kerkesen per furnizimet e duhura dhe bejne furnizimet e duhura me flete shoqerimi dhe fatura perkatese;
- Siguron furnizimet te mjaftueshme duke bere kerkesen ne kohe te pergjegjesi;
- Parapergatitin asortimentet e duhura per produktet qe do te sherbejne gjate dites;
- Pergatitin pijet sipas recetave te kerkuara (kafe, çaj, kakao);
- Bejne ruajtjen e pijeve dhe produkte te tjera ushqimore ne kushtet teknike dhe frigoriferike te kerkuara;
- Pergatisin produktet ne baze te kuponit qe i dorezohet nga kamarieri
- Lajne dhe pastrojne gotat, filxhanet dhe mjetet e tjera te punes te perdorura, si dhe te gjithe ekspozitoret qe jane pjese e banakut;
- Pastron pajisjet e punes dhe i le ato ne gatishmeri per pune;
- Kontrollojne faturat e pagesave per shitjet e bera, evidencat e ndryshme;
- Bejne bilancin e hyrje-daljeve ne njesine e sherbimit;
- Koordinojne punen me koleget per sherbim ne kohe dhe me cilesi te klientit;
- Komunikojne me koleget dhe klientin duke krijuar nje ambjent te kendshem dhe te sigurt
- Zbatojne rregullat e sigurimit teknik dhe te mbrojtjes se mjedisit;
- Komunikon me menaxherin e tij per te gjitha problematikat ne vendin e punes qe pengojne kursit normal te punes;
- Mban maredhenie shume te mira me koleget e tjere ne pune;
- Zbaton te gjitha detyrat e percaktuara ne kete pershkrim dhe mban pergjegjesi ne rast mos zbatimi te tyre;
- Çdo detyre tjeter qe i caktohet.
Kualifikimet dhe kërkesat:
-
- Të ketë kryer shkollën e mesme.
- Experiencë te meparshme në recepsion, shërbim klienti ose shitje perben avantazh.
- Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
- Korrektësi, energji dhe profesionalizëm.
- Njohuri bazë kompjuterike
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe dokumentet mbështetëse në format PDF në adresën: human.resources@bolv.al duke specifikuar në subjektin e emailit “Banakier“, ose ne website: www.BolvGroup.com
Aplikimet do të pranohen deri në datën: 15 Prill 2026
Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.
*Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur të dhënat personale të përfshira në aplikimin tuaj për qëllime rekrutimi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.