Specialist Shitje per marken IVECO
BOLV Group, është themeluar në vitin 1992 dhe është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne Shqiperi. Aktivitetet e BOLV Group përfshijnë ndertimin, zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë te karburanteve, hoteleri, prodhim te produkteve inovative në industrinë e ndërtimit dhe shërbime të specializuara në fushën e nxjerrjes së naftës dhe të gazit. BOLV Group po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve ne qytetet ku operon përmes zhvillimit ekonomik, punësimit dhe investimeve sociale.
BOLV Group ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, mundësi të barabarta punësimi, paketë kompensimi tërheqëse dhe mundësinë për të zhvilluar talentin tuaj.
Nëse doni të punoni në nje ambient pune që ofron mundesi për rritje profesionale dhe kushte pune në standarte të larta, atëherë BOLV Group është vendi i duhur për ju.
Ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë të kompanise AUTOVIZION dhe po kerkojmë Specialist Shitje per marken IVECO.
Përgjegjësitë kryesore
- Identifikon nevojat e klientëve dhe rekomandon pjesët e duhura nga programi i IVECO.
- Ofron këshillim teknik për përputhshmërinë e pjesëve me markën/modelin e automjetit.
- Realizon shitje direkte në dyqan, telefon ose online.
- Identifikon pjesët përmes katalogëve ose sistemeve elektronike.
- Qëndron i përditësuar me produktet e reja te markes IVECO.
- Regjistron dhe ndjek porositë e klientëve.
- Siguron dorëzim në kohë dhe korrekt tek klienti.
- Ndërton dhe ruan marrëdhënie afatgjata me klientët (servise, mekanikë, kompani, individë).
- Menaxhon ankesat e klienteve dhe kthimet e produkteve dhe siguron kënaqësi dhe besnikëri të klientit.
- Monitoron gjendjen e stokut për pjesët më të kërkuara dhe koordinon me magazinën për disponueshmërinë e pjeseve te kembimit.
- Ndihmon në inventarizim periodik.
- Përgatit fatura, oferta dhe dokumente shitjeje.
- Siguron saktësi në çmime, kode produktesh dhe të dhëna klienti.
- Punon ngushtë me magazinën, financën dhe menaxherin e shitjeve.
- Pregatit raporte mbi kërkesën e tregut dhe performancën e produkteve.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplome ne Inxhinieri Mekanike ose Megatronike ose shkolle te mesme profesionale ne keto profile.
- Te pakten tre vite experiencë te meparshme në shitje pjesesh kembimi per makina.
- Te kete njohuri të mira për pjesët e kembimit te makinave
- Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze
- Aftësi organizative dhe menaxhim kohe
- Përdorimi i sistemeve kompjuterike/katalogëve
- Orientim ndaj klientit dhe rezultateve
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe dokumentet mbështetëse në format PDF në adresën: human.resources@bolv.al duke specifikuar në subjektin e emailit “Recepsion“, ose ne website: www.BolvGroup.com
Aplikimet do të pranohen deri në datën: 15 Prill 2026
Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.
*Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur të dhënat personale të përfshira në aplikimin tuaj për qëllime rekrutimi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.