BOLV Group në Tirana International Fair 2024

BOLV Group dhe kompanitë pjesë e grupit morën pjesë në edicionin e 30-të të Tirana International Fair 2024, organizuar nga Klik Ekspo Group në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. I konsideruar si një nga eventet më të rëndësishme të biznesit në rajon, panairi mblodhi kompani, institucione dhe partnerë nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja dhe shkëmbim eksperiencash.

Gjatë katër ditëve të panairit, BOLV Group prezantoi aktivitetin dhe portofolin e kompanive të tij, duke zhvilluar takime me partnerë biznesi, klientë dhe përfaqësues të industrive të ndryshme. Pjesëmarrja në këtë event reflekton angazhimin e grupit për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve të tregut dhe për të forcuar praninë e tij në sektorët ku operon.

Me moton “Join, Invest, Innovate”, Tirana International Fair 2024 solli së bashku kompani nga Shqipëria, Ballkani dhe vende të tjera europiane, duke u kthyer në një platformë të rëndësishme për promovimin e inovacionit, investimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e BOLV Group në këtë aktivitet përfaqëson një tjetër hap në drejtim të zgjerimit të marrëdhënieve profesionale dhe promovimit të vlerave që grupi përfaqëson në tregun shqiptar dhe më gjerë.

 

Related Articles