Inaugurimi i Pikës së Re BOLV Oil në Dukat

BOLV Oil inauguroi pikën e re të karburantit në Dukat, duke zgjeruar më tej rrjetin e shërbimeve të saj dhe duke forcuar praninë në një nga akset më të rëndësishme turistike dhe të transportit në jug të Shqipërisë. Investimi i ri është konceptuar për t’u ofruar udhëtarëve dhe komunitetit lokal një standard të lartë shërbimi, cilësi të garantuar të karburanteve dhe ambiente moderne për një eksperiencë sa më komode.

Pika e re përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të BOLV Oil për të investuar në infrastrukturë moderne dhe për të zgjeruar rrjetin e saj në të gjithë vendin. Me fokus te cilësia, siguria dhe shërbimi ndaj klientit, kompania vazhdon të zhvillojë një rrjet të besueshëm që i përgjigjet nevojave të tregut dhe udhëtarëve në çdo destinacion.

Ceremonia e inaugurimit mblodhi partnerë, klientë dhe përfaqësues të kompanisë me një investim I cili konfirmoi edhe njëherë vizionin e kompanisë për të ofruar jo vetëm karburant cilësor, por edhe shërbime moderne që përmirësojnë përvojën e çdo klienti.

Related Articles